Vëllai i Nicki Minaj dënohet me burg për krimin rrëqethës

By

Vëllai i Nicki Minaj është dënuar me 25 vjet burgim për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.

Jelani Maraj u dënua për herë të parë për sulme seksuale dhe rrezikim të fëmijëve në nëntor të vitit 2017.

Viktima e Maraj kishte thënë në një gjyq në vitin 2015 se ajo ishte dhunuar në mënyrë të përsëritur nga Maraj ndërsa nëna e saj ishte në punë.

41-vjeçari është vëllai më i madh i reperes dhe këngëtares ndërkombëtare Nicki Minaj.

Ai apeloi për dënimin e tij por u refuzua nga gjykatësi.

Prokurorët thanë se provat e ADN-së të lidhura me Maraj u gjetën në pizhamet e poshtme të vajzës.

Vajza tha se kjo ndodhi deri në katër herë në javë dhe nganjëherë dy herë në ditë – vëllai i saj i vogël gjithashtu foli gjatë gjyqit duke pretenduar se ai ishte dëshmitar i një prej sulmeve.

‘Kërkoi një shans të dytë’ – Avokati i Maraj kërkoi dënimin minimal prej 10 vjet burg, dhe thotë se ata planifikojnë të apelojnë vendimin e gjykatësit.

Maraj kërkoi një mundësi të dytë në gjykatë të hënën – ai tha se po vuante nga një problem i alkoolit dhe avokati i tij pretendon se vuante nga çështje të tjera shëndetësore si hipotermia, artriti dhe anemia.

Burimi: BBC News

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm