Vajza në foto, sot gazetare e njohur shqiptare

By

Moderatorja e njohur Sonila Meço është kthyer shumë vite pas në kohë dhe na prezanton me një moment të fëmijërisë së saj.

Në rrjetet sociale, Meço ka publikuar një foto të saj kur ishte në moshën 13-vjeçare, kohë kur ajo ishte pjesë e ekipit të “Partizanit” në volejbollin e femrave. Në këtë foto, gazetarja mban numrin 13 në fanellë. Shikoni si dukej moderatorja në atë moshë

: Ma solli në kujtesë facebook këtë foto. E ka pra një arsye veç gjenetikës shtatlartësia ime, por edhe pasioni për punën në grup. Me paratërejat e Partizanit, Kreuzën, Valbonën, Iridin, Mirelën, Junën, Albanën e Denisën kampione kombëtare. Me trajner Eqerem Pregapucën Si më e vogla e skuadrës zgjidhja e fundit numrin e fanellës e përlotesha, që nuk mundja të merrja 4ën e Alketa Doçit, idhullit tim të kohës. Gjithsesi kjo 13 e fanellës, që përkon edhe me moshën time në atë kampionat më solli shumë fat. Vërtetë nuk u bëra Alketë, por ia shijoj sot e kësaj dite të mirat sportit intensiv, që nga fëmijëria.

Artikuj të ngjashëm