Fansa të Unikkatil, vëmendje! Prive sjell detajet për blerjen e biletave

By

13 ditë nga sot, në Mitrovicë do të zhvillohet evenimenti muzikor më i madh këtë verë – koncerti i reperit Unikkatil.

Krahas liderit të TBA, edhe shumë artistë të tjerë do të performojnë në mbrëmjen e paharrueshme e të shumëpritur.

E për të gjithë të interesuarit, kemi lajme të reja sa i përket biletave.

Prive.al merr vesh se shitja e tyre do të fillojë që nga nesër (E hënë, 15 Korrik) në pothuajse të gjithë vendin.

Shitja do të bëhet në pika të pagesave të faturave dhe transaksioneve bankare (Rave, Vllesa dhe RIA).

Meqenëse interesimi është i jashtëzakonshëm, të gjithë ju që doni të mos mungoni në koncertin e Mitrovicës, bëni mirë që blerjet e biletave t’i bëni sa më shpejt e pa humbur kohë sepse numri është i limituar.

Artikuj të ngjashëm