U nda nga i dashuri? Sindi zbulon se çfarë në të vërtetë ndodhi!

By

Sindi Loci, ish-konkurrentja e Për’puthen, deklaroi pas daljes nga programi se ka gjetur dashurinë e jetës.

Sindi, një vajzë e dashuruar! Këto janë detajet që sapo na zbuloi për lidhjen e saj

Pak ditë pas disa detajeve që ajo zbuloi, Sindi publikoi disa postime që ndjekësit e saj i lidhën menjëherë me jetën sentimentale.

Shkak janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre. Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, ku tregon se ndihet e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

Por, në një sesion pyetjesh përgjigjesh, ish-konkurrentja zbuloi se në fakt postimet kishin të bëjnë me një nga miqtë e saj që e ka zhgënjyer së fundi. Më tej sqaroi se ajo dhe partneri i saj janë shumë mirë bashkë.

“Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin. Storyt që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore. Storyt që i kam bërë tag mamasë sime lidhet me shoqërinë!”- shkruan ajo. /prive.al

Artikuj të ngjashëm