Këngëtarja Tuna Sejdiu që ka thuajse një vit që u bë nënë, e ka takuar të birin e saj Tianin me doktorin e parë.
Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi, ku tregon se doktori në imazh, ishte i pari që e kishte zbuluar se Tuna po priste një djalë t’i vinte në jetë.
Ndërsa, nga përkushtimi për të birin, këngëtarja ka lënë anash edhe angazhimet muzikore dhe nuk po merret më me projekte të reja.
Mirëpo ditë më parë, e kontaktuar nga Prive, ajo ka thënë se ka nënshkruar një kontratë të re me një menaxhment të ri dhe se po pritet rikthimi i saj në muzikë.
“Njihuni me mikun tonë, dpktorin që e diti se ky vogëlush ishte djalë”, ka shkruar Tuna. /Prive.al