Zyrtarizohet edhe lidhja e tyre: Selena Gomes i bën urimin më special për ditëlindje Justin Bieber

By

Pa përmendur asnjë emër e pa publikuar as edhe një fotografi bashkë.

Këngëtarja e aktorja amerikane Selena Gomes, ka gjetur mënyrën më kreative për ta uruar të dashurin e saj Justin Bieber për ditëlindje.

I dashuri i saj i famshëm Bieber, u bë 24 vjeç dhe një urim nga Selena erdhi pa vonuar në mënyrën më të bukur të mundshme.

Dyshja ishin në lidhje vjet më parë dhe u rikthyen bashkë sërish, por një konfirmim zyrtar nga ana e tyre s’kemi marrë deri në momentin që Selena bëri këtë postim në Instagram.

“1 mars 1994. Dikush që e njoh dhe që është super “cool” kishte lindur. Boom”, ka shkruar ajo, duke e konfirmuar lidhjen e dyshes, meqë dje ishte ditëlindja e Bieber.

Këngëtarja për tu rilidhur me Justin, i kishte thënë lamtumirë të dashurit të saj paraprak The Weeknd dhe më pas, shpërthyen imazhet e çiftit ngado bashkë. /Prive.al

March 1, 1994 someone I know that happens to be super cool was born. Boom.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Artikuj të ngjashëm