Fiks tre vite më parë, këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha kurorëzuan një dashuri shumë vjeçare.
Eventi i cili mbahet mend akoma e përmendet prej të pranishmëve i hapi rrugën një etape të re për çiftin që pak muaj pas u bënë prindër me ardhjen në jetë të Renée.
Të përmbushur edhe nga dashuria e vajzës, Nora dhe Roberti nuk kishin mundur të kishin një përvjetor më të mirë se ky i sotmi.
Pas urimit nga Robi përmes rrjeteve sociale, familja ka marrë rrugë drejt Turqisë për të pushuar në një prej resorteve të mëdha turistike.
Pas muajve shumë të ngarkuar, pa dyshim se koha e relaksit me vajzën është mëse e merituar për Norën dhe Robertin. /Prive.al/