“Respektoni bindjen time,” Fero reagon pas publikimit të këngëve të tij

By

Të gjithë tashmë e dimë se Fero (Khatab) ka hequr dorë nga muzika pasi vendosi t’i përkushtohej fesë islame.

Madje ish reperi u ka kërkuar ndjekësve të tij të mos i dëgjojnë më këngët e tij dhe është shprehur i penduar për to.

Mirëpo mbrëmë në kanalin e tij në Youtube, (aty kur dikur lansoheshin projektet e tij muzikore), janë publikuar disa këngë të Feros.

Dhe postimi i këtyre këngëve e ka shqetësuar ish reperin , i cili ka reaguar menjëherë në Instagram. Ai tha se nuk do i’a bëj hallall personit që i ka publikuar këto projekte  dhe do t’i kerkoj llogari te Allahu.

Ai kërkoi të mos i hyni në hak dhe ta respektoni bindjen e tij Islamin.

Shihni postimin e plotë më poshtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm