Dhurata e XXXTentacion: Ai vdiq duke shokuar botën, por prapa la diçka!

By

Reperi i njohur amerikan, XXXTentacion po priste një fëmijë me të dashurën e tij ku u vra dhe nëna e tij, e ka konfirmuar këtë gjë.

“Ai na e la një dhuratë finale”, ka shkruar në Instagram, Cleopatra Bernard, duke publikuar edhe imazhin e ultrazërit të një fëmije të palindur.

Më pas lajmi u konfirmua edhe në faqen zyrtare te reperit në Instagram me mesazhin: “Bebja e re le ta dijë, se babai i tij ishte një legjendë”.

XXXTentacion emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, ishte qëlluar për vdekje jashtë një dyqani motoçikletash dhe kishte vdekur disa orë më pas në spital. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkTQdl3hvuN/?taken-by=cleo_ohsojazzy

 

Artikuj të ngjashëm