Ende pa ‘shoshitur’ mirë 3-shi, mësohet kush do jetë në Nallane 4!

By

E marta ishte dita kur publiku dëgjoi për herë të parë këngën e re të Flori Mumajesit.

Një episod shtesë i titullit të famshëm “Nallane”, u publikua në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara dhe DJ Vicky.

Me një klip të thjeshtë të realizuar në një veturë ku artistët vallëzojnë duke u dëfryer, e solli “Nallane 3”, si këngë shpërthyese, me melodi që do pushtojë klubet e natës këtë verë e do bëjë namin.

Por, ende pa u dëgjuar mirë “Nallane 3”, Flori ka dhënë shenja për një serie të katërt, kësaj here me një emër shumë të njohur.

Përmes një komenti që ai ka shkruar në një postim në Instagram ku i është përgjigjur reperit Ledri Vula, kompozitori jep një lajm mes rreshtash.

“Nallane 3 Hypeee”, ka shkruar Ledri, kurse Flori i përgjigjet: “Nallane 4, e di edhe vet ti”, duke lënë të nënkuptohet se Ledri do jetë emri i ri krah tij në Nallane 4. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm