Në kohë të karantinës, janë pak gjëra që mund të bëjmë por kjo nuk vlen për Tarën.
Vajza e aktores Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blero Muharremi pikërisht sot ka nisur aventurën e saj të re – atë në prezantim.
Tara është imazhi i një emisioni për fëmijë nga Gjirafa të cilin për herë të parë e ka moderuar sot në mënyrë të shkëlqyeshme nga shtëpia.
Ka qenë Teuta ajo që ka ndarë momentin me ndjekësit në rrjete sociale si një nënë pa dyshim tejet krenare për trajketoren e së bijës që përkundër moshës numëron disa eksperienca pune, nga aktrimi tek prezantimi.
‘Zemra mal’ – shprehet mes tjerash Teuta në postimin e bërë. Tarës i urojmë edhe shumë suksese të tjera. /Prive.al