Aurela Gace e kall ndejën me këtë vallëzim provokues (VIDEO)

By

Energjia e saj nuk ka të shoqe. Njihet për një stil unik, është burim i pandalshëm i këngës dhe lëvizjeve elektrizuese.

Aurela Gaçe gjithmonë ka ditur të jetë e tillë, pushtuese.

Si këngëtare ia thotë fort mirë, duke qenë se ka më shumë se dy dekada që është në skenë dhe asnjëherë nuk është harruar emri i saj.

Por në vallëzime provokuese, ku kërkohet tundje vithesh e dredhim beli, nuk e kemi parë.

Mirëpo sot mjafton një video, dhe mund të mësosh aftësi të reja të një personi dhe i tillë është rasti i Aurelës.

Ajo e ka dëshmuar se ka aftësi vallëzimi krah kuzhinierit të famshëm shqiptar Renato Mekolli, me të cilin ka vallëzuar në një ndejë e videoja është publikuar në profilin e Instagramit nga Renato.

“Kur bëhen bashkë Fieri dhe Vlora, energjia është shpërthyese. Dance with me”, ka shkruar Renato, i cili me origjinë është nga Fieri, ndërsa zotëron restorantin e famshëm “Umami” në Tiranë. /Prive.al

 

Kur behen bashke Fieri dhe Vlora energjia eshte shperthyese ?? Dance with me @aurelagaceofficial ?

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Artikuj të ngjashëm