Dua të jem si babi por nuk mundem! Vajza e Teuta Krasniqit do të ju shkrijë gazit (VIDEO)

By

Teuta Krasniqi padyshim që është aktorja më e popullarizuar dhe më e kërkuar e publikut.

Ajo gjithmonë është pëlqyer në secilin rol të saj që erdhi në serialet vendore. Roli që ia vulosi famën aktorës në publikun kosovar ishte ai i Sarandës te ‘Kafeneja Jonë’. Teuta përveçse e suksesshme në karrierë, është edhe nënë shumë e dedikuar.

Krahas projektit madhor të saj filmik, seriali “iSTAR”, ajo kalon shumë kohë edhe me vajzat e saja Tara dhe Kaia.

Në videon e fundit që postoi në Instastory, shihet vajza e saj tejet e lezetshme Kaia me babain Adonis Morina.

Baba e bijë shihen në një ambient me pishinë, ku Adonisi po bën ushtrime fizike. Ajo që na bëri të qesh është se si Kaia e vogël dëshiron të imitojë babanë e saj por nuk mundet, duke sjellë kështu një skenë shumë qesharake dhe të ëmbël. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm