Shembulli i Xhemi Shehut në këto kohë duhet ndjekur e duatrokitur

By

Situata me pandeminë ka efektet e saj ekonomike të cilat në terma afatgjatë shihen edhe më problematike sesa ato të karantinës në të cilën jemi aktualisht.

Bizneset pas gati dy muajsh të plotë të mbylljes janë vënë në vështirësi të madhe teksa një pjesë e konsiderueshme e tyre rrezikon edhe falimentimin.

E duket se një prej prezantueseve të njohura shqiptare, Xhemi Shehu, ka gjetur metodën e saj për të kontribuar sadopak në ndihmesë.

Ajo ka vendosur që këtë vikend të ofrojë të gjithë hapësirën e saj në rrjete sociale për të ofruar reklamë pa pagesë për të gjitha bizneset e interesuara.

Pas thirrjes publike, të shumta kanë qenë bizneset që i kanë dërguar profilet e tyre duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës për të zënë vend në audiencën prej afro 200,000 ndjekësish që ka prezantuesja e njohur e ‘Portokalli’.

Shembuj si ky nga Xhemi me një kontribut sado modest në këto kohë të vështira, pa dyshim se duhen duartrokitur e ndjekur nga të gjithë, përfshirë me theks të veçantë, fytyrat publike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm