Tetë pyetjet që çdo njeri duhet t’ia bëjë babait, vëllezërve dhe miqve të tij

By

Burrat nuk janë të mirë për të folur për ndjenjat e tyre.

Shumë burra i shmangen bisedave të hapura dhe të sinqerta, kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre, qoftë nga frika apo sikleti.

Ekspertët tregojnë se cilat janë tetë pyetjet që çdo njeri duhet t’i bëjë babait, vëllezërve dhe miqve të tij:

1.Si ndiheni?

Është shumë e rëndësishme t’i pyesni të tjerët se di ndihen.

Ata mund të jenë duke vuajtur nga depresioni dhe biseda me dikë do t’i bëjë të ndihen më mirë.

2.A keni nevojë të urinoni më shumë se zakonisht?

Doktor Sarah Jarvis, tha se një nga pyetjet më të rëndësishme për të bërë është nëse babai juaj ka probleme me urinimin.

Disa burra kanë një rrezik në rritje të kancerit të prostatës dhe kjo mund të jetë gjenetike.

Pra, nëse babai, vëllai ose i dashuri juaj zgjohen gjatë natës ose ndihen sikur shpesh janë duke vrapuar në tualet, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës.

3.Si është jeta juaj seksuale?

Problemi i dytë më i zakonshëm është ai me pamundësinë për të mbajtur një ereksion dhe kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e kancerit të prostatës.

Nëse i dashuri ose burri juaj ka pasur probleme gjatë marrëdhënieve seksuale, bëni mirë t’i këshilloni që të bëjnë një vizitë tek mjeku.

4.Cila është rezultati juaj PSA?

Një Antigjen Specifik i Prostatës (PSA) është një test gjaku i cili do t’ju tregojë për çdo ndryshim në prostatën tuaj.

Nëse babai juaj ka një lexim PSA prej katër, kjo mund të nënkuptojë fillimin e një prostate të zmadhuar ose më keq.

5.A ka pasur ndonjëherë babai juaj kancer në testikuj?

Kanceri i testikujve, nëse vërehet herët është lehtësisht i shërueshëm.

Duhet ta pyesni babanë tuaj edhe për gjyshin dhe xhaxhallarët e tij, sepse këtu vjen në shprehje rreziku gjenetik

6.A keni probleme me tretjen?

Kapsllëku mund të jetë një shenjë e diabetit apo problemeve me tirode.

Dhimbje serioze në stomak, humbje peshe të pakontrolluara gjithashtu mund të jenë shenjë që ju duhet të bëni kontrollë tek mjeku.

7.Keni tension të lartë të gjakut?

Presioni i lartë i gjakut është i lidhur me kolesterolin e lartë.

Edhe kjo mund të jetë e trashëgueshme dhe mund të rrisë rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës.

8.Kur ishte hera e fundit që keni bërë kontrollë tek mjeku?

Meshkujt kanë më pak gjasa të kujdesen për veten e tyre.

Një studim zbuloi se burrat kryesisht preferojnë që vizitat tek mjeku t’i bëjnë tek mjekët meshkuj.

Kjo sipas ekspertëve i bën ata të besojnë se mjekët meshkuj janë më kompetentë sesa mjekët femra.

Artikuj të ngjashëm