Modelja e famshme amerikane Hailey Bieber u është përgjigjur të gjitha raportimeve në media se ajo de bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber kanë telashe me martesë për shkak të mosbesimit ndaj njëri tjetrit dhe po e kalojnë një krizë romantike.
Por Hailey është kujdesur që t’i informojë saktë fansat e saj, duke e bërë të qartë që të gjitha që janë raportuar, janë lajme të rrejshme.
![](https://prive.al/wp-content/uploads/2018/12/Justin.jpg)
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Instagram një mesazh për fansat ku thotë: “Mos besoni çdo gjë që lexoni në internet njerëz”, e po ashtu edhe një GIF me mbishkrimin “Fake News” ishte vendosur nga ajo në këtë deklaratë. /Prive.al
![hailey bieber slams fake news 014259053](http://cdn01.cdn.justjared.com/wp-content/uploads/2019/03/bieber-fake/hailey-bieber-slams-fake-news-01.jpg)