Pasi u kapën mat duke bërë shopping në Itali, Bora dhe Donaldi u panë sërish bashkë, kësaj radhe brenda një dyqani tjetër.
Kjo foto është sërish vulë e ribashkimit të tyre, edhe pse asnjëri nga ta nuk ka reaguar për lajmet e as nuk ka konfirmuar rikthimin.
Çifti me sa duket po shijon pushimet në Itali, larg nga Shqipëria, por jo edhe nga sytë e fansave që i ndjekin kudo.
Ndryshe, Bora dhe Donaldi thuhet se u bashkuan direkt pasi ky i fundit doli nga Big Brother VIP, pasi i ka kërkuar falje prezantueses për gjithçka që ka ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri./Prive.al