Të famshmit shqiptarë përkrahin protestën kundër abuzimeve seksuale

By

Rasti i abuzimit të një të miture 15-vjeçare në Tiranë nxiti reagimin e ashpër të qytetarëve, të cilët reaguan nëpër rrjete sociale duke dënuar rëndë pasigurinë e fëmijëve ndaj predatorëve seksual sidomos në vende si shkolla.

Nisur nga skandali i fundit që u bë publik, qytetarë, personazhe publike, organizata të shoqërisë civile dhe jo vetëm, do të marshojnë ditën e enjte në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 16:00.

Të famshëm si Era Istrefi, Argjentina Ramosaj, Enca, Tayna, Sara Hoxha, Elita Rudi, Albërie Hadërgjonaj, Zaimina Vasjari e shumë të tjerë ndanë në llogaritë e tyre në Instagram detaje të protestës së iniciuar nga Pink Movement.

Shumë artistë ngritën zërin e tyre për të dënuar rëndë abuzimin dhe pedofilinë. /Prive.al

View this post on Instagram

Kemi sms pafund nga ju qe e shihni marshimin si nje menyre per te treguar revolte per gjithcka po ndodh. Ndaj ja ku jemi! Le te mblidhemi 1,2 ….200 vajza dhe djem dhe japim shembullin tone. Duam qe te vini te gjitha ju qe mund te vini. Nje me shume eshte 1 shembull me shume, nje histori me shume,nje zemer me shume,nje revolte me shume. Te gjitha ju qe do te jeni me ne diten e enjte jeni te lutura te vini me maska dhe doreza ne menyre qe ‘distancimi social’ te mos behet shkak per devijim nga qellimi kryesor i protestes. (Pra mos te kene pretekst per te na shperndare). Dua te shoh mbeshtetje nga ju! Pres qe ju te vini per ti treguar asaj vajzes qe ndodhet ne shtepi, e shume te tjerave si ajo qe ne mundemi te flasim per të. A e ndjen se duhet te vish? Postojeni kudo. Nje njeri me shume eshte nje mbeshtetje me shume per ate vajze, nje gjykim me shume per ate burre dhe ata djem qe perdhunojne. @pink.movement

A post shared by MégaLus🇦🇱🇦🇱🇦🇱 (@pink.movement) on

 

Artikuj të ngjashëm