Akon mbërrin në Kosovë, shfaqet nga studioja me Capital T

By

Përpos Capital T dhe të ftuarve vendor, koncerti “Time Capsule II” kishte rezervuara një suprizë të madhe për të premten.

Në kryeqytet, për të performuar do të zbarkojë një prej super yjeve botëror me një numër enorm hitesh, Akon.

Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.

Artisti me famë ndërkombëtare tashmë ka arritur në Kosovë dhe pritet që sonte të elektrizojë skenën në mes të Prishtinës.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Gjithashtu, ai ka kaluar kohë edhe me Capital T në studion e tij muzikore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm