Balada e publikuar shumë vite më parë ‘Të dua ty’ nga Soni Malaj, sot u rikthye edhe njëherë pikërisht nga vetë këngëtarja.
Soni postoi një video në rrjete sociale duke kënduar live këtë këngë e cila në atë kohë, u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe mori goxha klikime.
Provat, këngëtarja po i bën për shkak se nesër do të marrë pjesë në koncertin humanitar që i dedikohet Adelajdës e që mbanë emrin ‘Në vend të Adelës’.
Koncerti nis nga ora 19:00 dhe të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike./Prive.al