Prive zbulon: Dafina prishet me këtë shoqe të ngushtë (FOTO)

By

Dafina Zeqiri këtë vit që po e lëmë pas u tregua shumë më e afërt.

Me kolege me të cilat nuk fliste prej kohësh, Dafina rregulloi marrëdhëniet duke i bërë shoqe të ngushta.

Tuna Sejdi dhe Zanfina Ismaili ishin vetëm dy prej emrave të karvanit të gjatë të miqësive të rikonsoliduara të këngëtares.

Shumë shoqe mund të jenë rifituar por me një, Dafina ka prishur punët!

Bëhet fjalë për dizajneren Lia Stublla, e cila ishte partnere dhe kuruese e imazhit të Dafinës për një kohë të gjatë.

Relacioni mes vajzave nuk ishte prishur as kur Dafina u zhvendos në Amerikë por duket se ky kapitull është mbyllur.

Prive.al ka arritur të mësojë se dy vajzat tash e disa muaj nuk flasin më me njëra-tjetrën dhe Lia, në rolin e dizajneres së Dafinës është zëvëndësuar nga Diana Qerimi e cila edhe u morr me veshjet e këngëtares në një set të fundit fotografik përtej oqeanit.

Gjithë miqësia, fjalët frymëzuese e bashkëpunimi, mbetet diçka e kaluar për Dafinën dhe Lian. /prive.al

Artikuj të ngjashëm