Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Gjiko bën thirrje për vaksinim

By

Numri i rasteve aktive me Covid-19, çdo ditë e më shumë po rritet në përmasa të mëdha.

Ditën e djeshme u shënua një rekord i ri i rasteve me Covid-19, brenda 24 orëve 1.009 persona rezultuan pozitivë dhe 2 të tjerë humbën jetën.

Lidhur me këto raste, ka reagur Gjiko, i cili u bëri thirrje popullit që të vaksinohen.

“Dikur e fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë nuk shkojnë me i marrë. O popull i dashur vaksinohuni se nuk po dhimbke”, ka shkruar Gjiko në postimin e bërë në InstaStory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm