Sot feston ditëlindjen njëri prej këngëtarëve me shumë vjet karrierë në muzikë, Sunaj Saraqi.
Për ata që nuk e dinë, Sunaji, është babai i Seven Saraqit dhe padyshim se urimi më i veçantë i erdhi nga djali i tij.
Teksa familja ka dalë mbrëmë për të pritur ditëlindjen e artistit dhe për të festuar, Seveni ka hyrë në Instagram për të postuar fotografi dhe për ta uruar.
“Gëzuar ditëlindjen babë. Frymëzimi im më i madh, Sunaj Saraqi, që më shtyu të filloj karrierën, është ky njeri këtu”, ka shkruar artisti mbi njërin prej imazheve.
Nëse nuk e keni parë akoma promon e Prive, Seveni flet sonte në një intervistë nga Los Angeles për më të rejat nga muzika e tij./Prive.al