As s’mund ta mendoni se sa para bën Kim Kardashian për një postim të vetëm në Instagram!

By

Kim Kardashian e ka zbuluar se sa para fiton nga Instagrami i saj, përmes disa dokumenteve ligjore ku e dëshmon se sa e fuqishme dhe influencuese është… dhe se si tërë atë fuqi, e përkthen në para.

Ajo e ka paditur kompaninë Missguided USA, një kompani veshjesh dhe një brend i modës. Kim ka deklaruar se kompania e ka shfrytëzuar imazhin e saj, për të shitur veshjet.

View this post on Instagram

Take notes 📝

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të Kim Kardashian, kompania nuk iu është përgjigjur deklaratave të saj dhe Kim Kardashian i ka bërë një padi 5-së milionëshe.

Por gjithsesi, ky s’është thelbi i këtij lajmi për Kim. Në dokumente, ajo e justifikon 5-së milionëshin duke e shpjeguar kapacitetin e saj për të fituar shumë parë.

Ajo thotë se fiton nga 300,000 deri në 500,000 dollarë PËR NJË POSTIM TË VETËM NË INTAGRAM!

Dhe po ashtu, në dokumente ajo thotë se shpesh i refuzon ofertat me këto shuma marramendëse, sepse nuk i pëlqejnë firmat e kompanitë që ia ofrojnë, raporton TMZ.

E sa për padinë, Kim ka thënë se është dëmtuar nga Missguided USA të cilët e kanë shfrytëzuar brendin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm