Arjani uron Tean për emisionin e ri dhe të gjithë e morën si kunj për Fatma Haxhialiun

By

Ka nisur emisioni i ri në Top Channel me titull “Goca dhe Gra”. Siç sugjeron edhe emri, në qendër do të jenë vajzat dhe gratë.

Në emision shfaqen Olesia Leço, blogerja Krista Merkoçi, Fatma Haxhialiu, që rikthehet në ekran pas një pauze, si edhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “Për’Puthen”, Tea Trifoni.

Kjo e fundit, Tea publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pas transmetimit të puntatës së parë të emisionit.

Ndër shumë që e uruan ish-konkurrenten në udhëtimin e ri televiziv ishte edhe Arjan Konomi.

Në komentin e tij të gjatë ai uron Tean për aventurën e re dhe i thotë, “Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve!”, që shumë e përkthyen si kunj ndaj koleges së saj, Fatmas.

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, ishte komenti i plotë i Arjanit.

Më poshtë mund të shihni edhe disa nga reagimet e ndjekësve të saj që aludojnë se komenti i Arjanit ishte edhe kunjë për Fatman. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm