Stresi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka bërë një tjetër deklaratë shumë interesante.
Duke folur për raportin me Noizyn, të cilit iu rikthye pas një dekade armiqësie, ai ka folur për prishjen e raporteve.
Mes tjerash, ai ka thënë se e ka prerë vetë në besë Noizyn.
“Unë e kam prerë në besë Noizyn. Kemi qenë në Itali, e kam prerë në besë. Kemi pasur plane për muzikën me Noizyn. Ka luftuar për mua për kontrata. Këto vite karrierë po dua me u shpërbly bashkë. I kam lënë të gjitha të merret me këtë. Nuk ka asgjë më të vlefshme se dashuria”, ka deklaruar Stresi.
Kujtojmë se “Big Brother VIP Kosova” ndiqet live në dy kanale, 24 orë në 24 në dy kanale në platformën ArtMotion dhe Kujtesa. /Prive.al