Sonte në mbrëmje ekraneve shqiptare do t’i shtohet doza e humorit.
Kjo jo vetëm për shkak të rikthimit të “Portokalli” me drejtues e imazh të ri, por edhe për shkak të nisjes së një sipërmarrjeje të re të llojit të njëjtë në ABC.
Televizioni që dikur ishte informativ ka marrë ish-regjisorin e “Portokalli” për 17 vite, Altin Bashën për projektin “Kosherja” që nis sonte, gjysmë ore para programit rival.
View this post on Instagram
Kjo njëherësh do të shënojë fillimin e një aventure të re televizive edhe për Bes Kallakun që përpos si aktor vjen edhe në cilësinë e prezantuesit të formatit krah ish-prezantueses simpatike të “DigitAlb”, Jona Spahiu.
View this post on Instagram
Përpara nisjes, Besi ka ndarë pak nga skenografia e nuk kanë munguar as urimet, nisur nga personi i zemrës, Xhensila, deri tek kolegë e miq.
Kjo do jetë tentativa e dytë e Besit në një format humori pas largimit nga “Portokalli”. Ai ideoi dhe drejtoi rubrikën “BE COFFEE” në Klan, rubrikë kjo e cila nuk pati jetëgjatësi më shumë se një sezon.
View this post on Instagram
Tashmë koha është për një rikthim tek “Kosherja” që mbetet të shihet se sa “mjaltë” do të “prodhojë” në tregun shqiptar tashmë të mbingarkuar nga formatet e humorit, plot katër të tillë në ekrane të ndryshme! /Prive.al