Aktorja raportohet e zhdukur, rritet shqetësimi për mirëqenien e saj

By

Aktorja britanike Tanya Fear është raportuar e zhdukur në Los Angeles.

Tanya e cila është shfaqur në serialin Doctor Who, u pa për herë të fundit të enjten, sipas miqve dhe familjes së saj.

Menaxheri i aktores, Alex Cole, i tha ABC News se ishte mirë kur e pa për herë të fundit një javë më parë.

“Që kur ajo ka qenë këtu, ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe ky është vetëm fillimi,” tha ai.

“Ne jemi të shqetësuar padyshim dhe [shpresojmë] të zbulojmë se ky është një gabim i thjeshtë dhe e gjejmë atë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm