S’ka më dyshim Elita dhe Gjiko! E dimë se kujt i ka ngjarë Zëri

By

Një nga shakatë që Elita dhe Gjiko kanë bërë në rrjete sociale, është se kujt i ka ngjarë i vogli i tyre.

Gjiko thekson se ai është djali i babait sepse i ka ngjarë atij, mirëpo postimi i fundit i Elitës në llogarinë e saj në Instagram, na bëri të ndryshojmë mendje, madje na bindi se kujt i ngjan.

Elita ka ndarë së fundmi një kolazh fotosh, ku në njërën anë shihet moderatorja në moshë të vogël, ndërsa në tjetrën Zëri. Përpos flokëve të gjatë të Elitës, asgjë tjetër nuk dallon mes dy fotove.

Moderatorja nuk kishte si të mos e humbiste këtë rast, për ta ‘ngacmuar’ Gjikon publikisht. “Më vjen keq zemër”, ka shkruar ajo me humor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm