Loredana dhe reperi i famshëm shkëpusin rrugët pas deklaratave të këtij të fundit

By

Riaktualizimi i problemit të vitit të kaluar me protagoniste Loredanën ka bërë që edhe emra të tjerë të përfshihen nga hiçi.

Një prej tyre është reperi Bushido.

Ai në një intervistë për mediat zvicerane ka komentuar problemin mes artistes dhe zonjës Petra e cila në një intervistë së fundmi nënvizoi se nuk ka para as për varrimin e nënës së saj. Bushido është shprehur i gatshëm që të ndihmojë financiarisht.

“Unë kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. Unë kam qenë i trishtuar që nga fillimi se si shkoi. Si pikë e parë, lexova që nëna e Petra Z vdiq. Nëna e Petra Z vdiq. Tani ajo nuk mund as ta paguajë funeralin. Për mua kjo nuk është e mundur. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur mjaft keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që do të thotë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi” – është shprehur reperi i njohur që mes tjerash ka nisur kampanjë për mbledhje të fondeve.

Si duket deklaratat e reperit kanë shkaktuar një distancë mes Loredanës dhe Bushidos.

Rapper disputes between Bushido and Capital Bra in Berlin

Kujtojmë që mes gjithë këtë furi mediatike, Loredana nuk ka reaguar asnjëherë, madje as pas deklaratës së reperit.

Mirëpo në ndryshim ka ndodhur në raportin e tyre ne rrjete sociale. Ata unk ndjekin me njëri tjetrin në Instagram. Mirëpo reperja ende ndjek bashkëshorten e reperit Anna Maria në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm