Alaudin Hamiti lavdëron Capital T: Është për tu marrë shembull për fizikun që ka ndërtuar (VIDEO)

By

Mbrëmjen e së mërkurë në Nd’rrimin  e Natës, ALaudin Hamiti dhe kampionia Geta Beqa, kanë qenë protagonistë të lojës “Haje ose Thuaje”.

Në njërën nga pyetjet që iu drejtua Hamitit, ishte se kush nga artistët kosovarë Robert Berisha apo Capital T, ka trupin më të mirë?

Alaudinit i duhej të hante ëmbëlsirë – aspak të vështirë për të – ose të përgjigjej. Gjithsesi, Hamiti u përgjigj duke thënë se Roberti është stabil në format e tij fizike, ndërsa sipas Hamitit, transformimi që ka bërë Capital T është inspirim për këdo dhe është për tu admiruar mënyra se si ai ka arritur të bëjë atë shndërrim drastik.

Ndërsa Beqa ka thënë se është Roberti ai me një fizik më të mirë, ngase kishte bërë shumë punë për të pasur një performancë të tillë trupore për një kohë të shkurtër. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm