Këngëtari Sinan Hoxha, me kohën është dëshmuar si shumë romantik.
Ai bashkëshorten e befason kohë pas kohe në mënyrë spontane duke mos shikuar shumë vetëm datat e rëndësishme të ditëlindjeve apo përvjetorëve.
Në po të njejtën frymë ka qenë edhe dhurata e fundit e menduar nga Sinani për personin e zemrës.
Ai, Andrrës i ka blerë një çantë të shtrejtë të markës Gucci e cila kap vlera tejet të mëdha të çmimit të blerjes.
E kënaqur me befasinë, bukuroshja ka zgjedhur rrjetet sociale pak për të reklamuar dhuratën e re e pak edhe për të falemnderuar personin e zemrës i cili dorë lirë tregohet shumë shpesh. /Prive.al/