Alketa Vejsiu dhe Arilena Ara duket se kanë rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo pasi moderatorja në vitin 2019 nuk e mbështeti Arilenën gjatë fitores në “Festivalin e Këngës”. Alketa u shpreh pro fitores së Elvana Gjatës.
Për më tepër, mediat bënë të ditur pas sherrit se kushti i Alketa Vejsiut ndaj Vera Grabockës për të vazhduar bashkëpunimin ka qenë shkarkimi i asistentit të Verës prej 15 vitesh, Popi Kola i cili është njëherësh menaxher i Arilenës.
Ndërkohë së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Vejsiu ka postuar një video të vjetër në Instagram ku shfaqet duke përqafuar Arilenën në kohën kur ajo konkurronte në “X Factor”. Moderatorja i kërkon falje këngëtares dhe shkruan se mezi po pret të bëhen sërish bashkë.
“Ky perqafimi vlen sa 1000 fjale. Më fal Sorry Arilena. Të dua. Mezi pres gjërat e bukura që do bëjmë bashkë”, ka shkruar Alketa.