Jo veç me Noizyn, Xhensila xhiron duetin me Klajdin

By

Në kuadër të projekteve verore, një ‘bombë’ po vjen nga Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni.

Dy artistët e njohur do t’i bashkojnë forcat për këngën e cila pritet fiks nga fundi i vitit të kaluar, periudhë në të cilën Prive raportoi ekskluzivisht për duetin.

Kënga e mbaruar prej kohësh në studio nga kantautori Flori Mumajesi është në përfundim të xhirimeve të videoklipit.

May be an image of 5 people and outdoors

Ka qenë producenti Enis Ujkani ai që ka ndarë fotografi nga xhirimet në rivierën e jugut të Shqipërisë.

Pos artistëve, aty ka qenë edhe Flori që nga prapaskenat është kujdesur për secilin detaj të mundshëm në mënyrë që gjithçka të shkojë si më së miri.

Mësohet se projekti planifikohet të jetë i publikuar pas disa javëve duke pasuar hitin e Xhensilës me Elgitin, dhe duetin e këngëtares që vjen shumë shpejt. /Prive.al

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

Artikuj të ngjashëm