Si dukej Teuta në fillimet e ‘Kafeneja Jonë’?!

By

Me rolin e Sarandës të cilin e ka mbajtur e po vazhdon ta mbajë akoma ndonëse me shkëputje, aktorja Teuta Krasniqi i ka hyrë në zemër gjithë audiencës kosovare.

Duke qenë prej fillimeve të serialit ‘Kafeneja Jonë’ ajo ia ka arritur të rritet artistikisht në rol bashkë me serialin duke bërë që të mbetet në kujtesën e secilit.

Ndonëse roli është në mendjet e shumë prej kosovarëve, ndryshimet e aktores mund të jenë harruar.

Një rikthim në kohë është bërë së fundmi me një imazh nga viti 2005.

Ndonëse mund të kenë kaluar dymbëdhjetë vite, pos ngjyrës së flokëve nuk është se ka ndryshuar shumë tek pamja e aktores. Si thoni?! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm