Era i frikësohet mësyshit, ja çfarë bleu!

By

Meqenëse karriera i ka ecur për bukuri e nuk ka asgjë që s’mund ta ndalë, ajo ka ndërmarrë masat që të mos e kapë “mësyshi”.

Me këtë mit të vjetër popullor, i ka dalë punë këngëtares që ka prekur playlistat ndërkombëtare, Era Istrefit, e cila për t’u mbrojtur ka blerë një stoli modeste në Turqi.

Teksa po kthehej nga Los Angeles ku ka kryer disa punë profesionale, ajo është ndalë në Stamboll ku ka bërë blerjet, në mesin e të cilave edhe një stoli me guri të kaltër që supozohet se i mbron njerëzit nga syri i keq

“E bleva këtë për mësysh. Cool apo jo?”, ka shkruar Era, duke prezantuar në mesin e fansave të saj në Snapchat, blerjen e freskët. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm