Fero i përkushtohet fesë pas daljes nga burgu?

By

Fero iu rikthye lirisë.

Reperi i njohur u lirua para afatit prej 30 ditësh të shqiptuar nga instancat gjyqësore pas akuzave të (ish)-gruas së tij, Arbenita Ismajli.

E me t’u rikthyer janë disa detaje që kanë rënë në sy të ndjekësve.

Në këtë kapitull të lirisë, Fero duket se i është përkushtuar shumë më shumë fesë.

Ai ka publikuar fotografi nga xhamia teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar ilahi. Pas shumë kohësh, reperi e ka lëshuar edhe mjekrrën.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë lexuar në portretin e tij dëshpërimin, duke qenë se ai po e përjeton jo lehtë ndarjen dhe situatën kur duhet të jetë me kohë të kufizuar ndaj vajzës. /Prive.al

@metixlyrics BACK🦁 #fero #allesbaba #fypシ #ferofera #metixlyrics ♬ original sound – Fero

Artikuj të ngjashëm