Shyhrete Behluli e lumtur, kjo është arsyeja

By

Duke qenë njëra ndër këngëtaret më gojë ëmbël të muzikës popullore, ajo ka një famë të pamohueshme.

Këngët e saja janë të këndshme për veshin dhe gjithmonë prekin gjëra të rëndësishme siç është familja.

Shyhrete Behluli duke ndjekur trendin e fundit të botës virtuale, e ka uruar nënën e saj për ditëlindje përmes profilit të Instagramit.

“Nënë të uroj ditëlindjen, jam e lumtur që të kam”, ka shkruar këngëtarja në urimin dedikuar të ëmës.

Ajo e ka shprehur qartazi se nënën e ka ndër personat më të rëndësishëm në jetë edhe duke i kushtuar këngë të cilat jo vetëm që kanë prekur nënën e saj por edhe nënat e të gjithë atyre që e ndiejnë gjuhën në të cilën këndohet kënga. /Prive.al/

Shyhrete

Artikuj të ngjashëm