Olsi Bylyku, një nga humoristët e rinjë në artin shqiptar depërtoi tre vite më parë si pjesë e spektaklit të humorit ‘Portokalli’.
Ai fitoi zemrat e publikut me rolin e Kimikatit dhe të tjerë që përvetësoi gjatë rrugës.
Por, pasi mbushi dy vjet dhe kur fama e suksesi në ‘Portokalli’ njihnin vetëm kurbë rritëse, Olsi vendosi të braktisë shtëpinë nga e cila e mori famën për një tjetër projekt.
Me Bes Kallakun dhe Erion Isain, sezonin që lamë pas, Olsi u shfaq në ‘BE Coffee’, një rubrikë humori në kuadër të programit ‘E diela shqiptare’ në televizionin Klan.
Megjithatë, siç raportoi Prive.al kohë më parë, kjo rubrikë nuk përmbushi pritshmëritë e fansave. Të shumta ishin komentet në Youtube për humorin e dobët të cilat nga mesi i sezonit u bllokuan. Rubrika performoi zbehtë edhe në shikime dhe sipas të gjitha gjasave do të shkrihet në një tjetër program.
News31.al ka zbuluar ditën e sotme se Olsi do bëhet pjesë e kastit të ‘Duplex’ i cili gjithashtu do të vijë i riformatuar në TV Klan në tentim për të pasur më shumë sukses, nën moderimin e Marina Vjollcës.
Këto lëvizje që po dëshmojnë mungesë të konsistencës dhe nevoja për ndryshime vetëm pas një sezoni kanë ngritur pikëpyetjet mbi stabilizimin e Olsit i cili pas daljes nga ‘Portokalli’ nuk ka gjetur veten akoma në një format që t’i sigurojë shkëlqimin e dikurshëm të fillimeve të karrierës.
Sakaq, nuk dihet as se çfarë do të ndodhë me Bes Kallakun e ardhmja e të cilit në ekran është poashtu në pikëpyetje teksa aktori tjetër nga treshja, Erion Isai tashmë është zgjedhur Kryebashkiak i Kolonjës duke braktisur aktrimin për karrierë politike. /Prive.al
View this post on Instagram
#Repost @rtvklan with @get_repost ・・・ Po na ndiqni? @duplex_show #TvKlan #KlanHD www.tvklan al