Pesë vite më parë ndërroi jetë mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli. E dashura e Ledrit, Sara Hoxha kohë më parë ka zbuluar lidhjen e gjakut që ka pasur me artistin e ndjerë.
Ajo kishte publikuar në Instagram disa nga fotot ikonë të gjyshit të saj, nga koha kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.
Gjyshi i Sarës ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.
Në prag të përvjetorin të vdekje së tij, Sara Hoxha ka ndarë një artikull të vjetër në një gazetë ku Agollit i ishte dhënë nofka “Bad Spenseri shqiptar”.
“Krenohesha kur thosha që jam mbesa jote”, shkroi Sara në postimin e saj. /Prive.al