Në Ditën e Nënës, Samanta është kthyer pas në kohë.
Këngëtarja hyri në Instagram dhe ndau një video të realizuar shumë kohë më parë.
Në të, ajo dëgjohet teksa i këndon Nënës kur ishte fëmijë.
“S’ka në botë më të mirë,
se sa ti moj nëna ime
Sa e dashur, sa e dlirë,
sa puntore, dhe sa trime
Me të gjithë je e qeshur
dhe nga goja nxjerr vec mjaltë
Kënga jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu ç’vështrim të qartë
Ti je de,t o det i gjerë,
plot me ndjenja, ëndërrime.
Dashurinë, për atdhenë,
ma rrënjose nëna ime”, janë vargjet që Samanta I thur./Prive.al