Capital T brenda dy muajve me tre projekte?!

By

‘Hitman’ është prodhimi i ri i Capital T që po shënon sukseset të mëdha falë këngës dhe realizimin të klipit krejtësisht ndryshe nga më parë.

Por Kapo nuk do të pres deri në verë për një tjetër produkt muzikor. Nesër, pritet të publikohet kënga e tij e re që është në bashkëpunim me reperin Duda.

Ndërkaq pas kësaj, do të sjell një tjetër duet e këtë herë ka zgjedhur një artist të ri nga Authentic. Jo vetëm kënga do të jetë produkt i labelit të tij por edhe video do të mbaj të njëjtën logo.

Teksa majin, Capital T do e përmbyll me një këngë solo që klipi i saj do të realizohet në Tiranë nga Max Production. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm