E revoltuar Tuna kërkon shkarkimin e gjyqtares shqiptare

By

Gjatë 25 tetorit, opinioni u trondit me lajmin se një person është dënuar me 8 muaj e 8 ditë nën akuzën e dhunimit të një 15-vjeçareje nga Gjykata Themelore e Pejës. Gjykatëse e këtij rasti ishte Florije Zatriqi, e për këtë shkak shumë organizata, aktivistë e individë po kërkojnë shkarkimin e saj.

Sipas tyre, ndaj gjykatëses Florije Zatriqi duhet të zhvillohet procedurë disiplinore dhe në bazë përfundimeve të procesit t’i jepet masa disiplinore e merituar që konsiderojmë se duhet të jetë shkarkimi.

Një qëndrim të tillë ka treguar edhe Tuna me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke vendosur edhe një “X” në fotografinë e Zatriqit ku shkruan “bërllog i korruptum”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm