Sa shpesh duhet ta ndërrojmë furçën e dhëmbëve?

By

Dentistët këshillojnë që dhëmbët të lahen dy herë në ditë për dy minuta në mënyrë që të kemi një shëndet të mirë oral. Por e gjithë përpjekja mund të shkojë dëm nëse furçën nuk e ndërrojmë aq shpesh sa duhet, madje ndikon në shëndetin e përgjithshëm.

Stomatologët rekomandojnë që furça të ndërrohet çdo tre muaj ose edhe më shpesh. “Më shpesh” janë rastet kur shihni që furça është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk kryen si duhet funksionin e saj. Kur furça humbet ngurtësinë e saj apo fijet hollohen, ka ardhur koha të merrni një tjetër.

Gjithashtu, nëse keni kaluar një sëmundje apo të ftohtë, dhimbje fyti ose kollë, furça juaj bëhet një burim bakteresh në rast se nuk e ndërroni.

Një tjetër pjesë e rëndësishme është pastrimi i furçës. Sigurohuni që mos të mbesin copëza ushqimesh në të apo paste dhëmbësh. Përdorni ujë të nxehtë për ta shpëlarë dhe nëse dëshironi ta çoni pastrimin një hap më tej, mund ta zhysni në një larës për gojën.

Furca duhet të lihet gjithnjë në pozicion vertikal, pa kapak në mënyrë që të vetëthahet.

Artikuj të ngjashëm