Roan 4 muajsh, Majlinda e kujton por Majk jo (FOTO)

By

Djaloshi i reperit kosovar Kastriot Rexha, sapo është bërë katër muajsh.

Që nga lindja e tij tashmë kanë kaluar këta muaj ndërsa e ëma, Majlinda Zeka, është kujdesur që ta urojë vogëlushin e saj.

Përmes një fotografie ajo thotë se “ky burrë i vogël u bë katër muajsh sot. E adhuroj ta shoh tek rritet. Faleminderit Zot që më bekove me të në jetë”.

Ndërsa në anën tjetër, babai i tij Majk do duhet të ketë qenë tejet i zënë ngase nuk ka publikuar gjë lidhur me këtë datë të rëndësishme në muajt e parë të jetës së vogëlushit.

Por si baba i përkushtuar që po tregohet, ai sigurisht do i shkojë për vizitë bebushit Roan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm