Mund të jetë këngëtare me famë botërore, të jetë e angazhuar maksimalisht nëpër evenimente e ceremoni, por një gjë është e sigurt, familjen e ka në rend të parë.
Pothuajse dy vjet më parë, kishte ardhur në Prishtinë që të merrte pjesë në dasmën e kushërinjve të saj, por kësaj radhe Rita Ora do e kalojë mbrëmjen në Tiranë, ndoshta duke hedhur valle shqipe sikurse bëri në Kosovë.
Vajza e tezes së saj, Amantina Tolaj, po martohet dhe Rita Ora ia ka behur drejt festës që celebron martesën e çiftit.
Këtë e ka treguar vet këngëtarja e cila në profilin e saj në Instagram, ka publikuar një video përmes së cilës tregon se është nisur për në dasmën e Amantinës.
Kënaqu e vallëzo shqip Rita. /Prive.al