Bullizmi është një nga fenomenet më shqetësuese për shoqëritë në mbarë botën.
Mirëpo së fundmi është theksuar ende më shumë rëndësia për trajtimin e këtij problemi, i cili nuk shfaqet vetëm në shkolla por edhe në ambiente pune e shtëpi.
Rina Balaj së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se edhe ajo ishte dikur viktimë e bullizmit – dhe ndoshta ende vazhdon të jetë.
Ajo ka realizuar disa biseda private me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë besuar reperen duke ndarë me të disa nga eksperiencat më të dhimbshme që kanë përjetuar si pasojë e bullizmit.
Rina me anonimitet të plotë ka ndarë edhe disa nga rrëfimet, si mënyrë për të dëshmuar se sa i dëmshëm mund të jetë.
“Kjo është e trishtueshme…” – shkruan reperja me të lexuar rrëfimet, “…qëndroni të fortë dhe besoni se pas disa viteve ju do shikoni mbrapa dhe do jeni shumë krenarë për të kaluarën tuaj dhe si ja dolët mbanë.”, duke vazhduar, “Më ka ndodhur edhe mua dhe un ju kuptoj plotësisht.”
Edhe Vesa Luma ka folur hapur për eksperiencën e saj si viktimë e bullizmit, para disa muajsh.
Lexoni të plotë artikullin e mëposhtëm.
Pas rastit të “Quaden” reagon Vesa Luma: “Edhe un isha viktimë e bullizmit”