Rina flet për izolimin e saj me Sinboy në Durrës

By

Dyshja romantike, Rina dhe Sinboy o kalojnë këtë periudhë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ata kanë disa muaj që po qëndrojnë në Durrës dhe po shfrytëzojnë vetë izolimin duke punuar në albumin e ti.

Para pak ditësh ajo zbuloi për ndjekësit e saj se përhapja e pandemisë kishte prishur planet e dyshes për të punuar në albumin e tyre. Siç kishte thënë Rina, çifti kishin planifikuar të qëndronin për një muaj në Bali dhe të punonin për muzikën e tyre.

Por ja që planet u prishën dhe Rina bashkë me Sinboy që nga muaji janar po qëndrojnë në Durrës, por gjithsesi po punojnë në muzikën e tyre.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Rina foli kohën që po kalon me Sinboy dhe si po e përjetojnë karantinimin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm